Kontrolli i pompave të karburantit do të kalojë ne duart e privatit. Ministria e financave ka shpallur fituese te koncesionit pikërisht kompaninë, e cila kishte kërkuar marrjen e këtij shërbimi, NOA Control.
Në garë ka qenë vetëm një ofertë, me një vlerë investimi prej 70 milionë lekësh. Brenda dy muajsh nga njoftimi fituesit palët duhet të negociojnë kushtet e kontratës. Koncesioni do të jetë njëzet vjeçar, dhe pritet që të gjenerojë 50-60 milionë euro të ardhura.
E gjithë kjo shumë do të faturohen në çmimin final të karburanteve që paguajnë qytetarët.
Aktualisht kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve kryhet nga drejtoria e metrologjisë, dhe të ardhurat nga ky shërbimin 2-3 milionë euro në vit përbëjnë buxhetin kryesor të kësaj agjencie.
Tarifa nuk është deklaruar, por aktualisht kompanitë e karburanteve paguaj 100 lek për pompë tek Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit.
Në shpalljen e pare të këtij koncesioni qenë bërë ankesa të ndryshme. Fillimisht ishte një kompani zvicerane e quajtur Penzoil që pati ankimuar pranë komisionit të prokurimit publik procedurën e koncesionit.
Më pas çështja shkoi në Gjykatën Administrative të Tiranës, e cila në fund të majit të këtij viti urdhëroi ministrinë e Financave të ndryshojë kriteret e tenderit për koncesionin prej miliona eurosh për kontrollin e pompave në pikat e karburantit.
Vendimi konstaton se një pjesë e kritereve të vendosura nga qeveria janë në kundërshtim me ligjin dhe kufizojnë konkurrencën në tender.
Ndërkohë në njoftimin e bërë nga ministria e Financave thuhet se oferta është paraqitur në tetor të vitit që shkoi dhe se nuk ka pasur ankesa mbi këtë procedurë.
Top Channel