Së bashku me Serbinë, Bosnje-Hercegovina është një prej dy shteteve në Ballkanin Perëndimor që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe kjo për shkak të kundërshtisë që vjen nga komuniteti serb.

Por mediat në Kosovë, duke iu referuar portalit boshnjak ‘Klix’, raportojnë se presidenti i Bosnjes, radikali serb Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për të pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Në samitin që do të zhvillohet më 1 korrik në Jahorinë, janë ftuar të gjithë presidentët e rajonit, si dhe ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve.

Sipas të njëjtit portal, presidentët e rajonit do të priten përpara ndërtesës së Presidencës së Bonjse-Hercegovinës. Por ajo që nuk sqarohet është fakti nëse presidenti Thaçi do të pritet me të njëjtin protokoll si homologët e tjerë, duke qenë se Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Milorad Dodik ka qenë më i ashpër në deklarata kundër Kosovës se edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Disa javë më parë, ishte Thaçi që anuloi një vizitë në Bosnje, në kuadër të konferencës së BERZH, duke qenë se Kosova ishte parashikuar të mos prezantohej me simbolet e saj shtetërore. Thaçi kundërshtoi një muaj më parë edhe praninë e Dodik në Tiranë, në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Presidenca Kosovës për të konfirmuar ose jo ftesën e Milorad Dodik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA