Vitin e kaluar ekonomia shqiptare shënoi rritjen më të lartë të dekadës, teksa prodhimi kombëtar u zgjerua me 4.1 për qind.

Por kush ishin përfituesit më të mëdhenj nga përmirësimi i aktivitetit ekonomik? Top Channel zbardhën tabelën e 10 e kompanive me fitimet më të larta në vend.

Froni i biznesit më fitimprurës për 2018-ën I takon Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare. Vitin e kaluar fitimi i kesh kërceu në 16.7 miliardë lekë ose mbi 135 milionë euro, falë eksporteve masive që mundësoi situata e mirë hidrike. Pas KESH, në vendin e dytë vjen kompania tjetër shtetërore e energjisë, operatori I shpërndarjes. Sipas bilancit zyrtar, OSHE pati një fitim bruto prej 73 milionë euro në 2018-ën, e favorizuar edhe kjo nga situata e mirë energjetike.

Ne vendin e fundit të podit ngjitet Banka Kombëtare tregtare. Institucioni më I madh financiar në vend e mbylli vitin e kaluar me 63 milionë euro fitim para taksave duke qenë kështu kompania private më fitimin më të lartë për 2018-ën.

Pas dy kompanive shtetërore të energjisë dhe BKT-së, lista pasohet nga një koncesion. Ai është aeroporti i Rinasit, që vitin e kaluar realizoi një fitim prej 4.1 miliardë lekësh ose 33.5 milionë euro.

Më pas renditen me radhë, Raifaissen, Bankers Petroleum, Vodafone, banka Credins, Gjoka konstruksion dhe në fund Operatori i transmetimit.

Pra lista e 10 bizneseve më fitimet më të larta në vend përbehet nga 3 kompani shtetërore, 3 banka, 1 kompani celulare dhe 3 koncesione. Shkurt një miks biznesesh, të cilat në pjesën dërrmuese operojnë ne tregje të mbyllura monopol ose janë të mbrojtura nga licenca shtetërore. Dhe vitin e kaluar këto 10 biznese fituan së bashku 436 milionë euro, ose gati të gjithë vlerën monetare që prodhoi rritja ekonomike prej 4 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA