Klinton viziton Prishtinën. Ish presidenti në përvjetorin e hyrjes së NATO në Kosovë

11/06/2019 20:15

Dy politikanët që i dhanë vulë përfundimit të luftës serbe, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish- sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albrigt kane arritur në Kosovë.

Në aeroportin “Adem Jashari”, Clinton dhe Albrigt u pritën nga Garda e Nderit, derisa u shoqëruan nga ish presidentja, Atifehte Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Clinton zgjodhi të ec i vetëm në bulevardin “Nëna Terezë” dhe sheshin Skënderbeu, për të arritur tek presidenti i cili e dekoroi me Urdhrin e Lirisë për nder të 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-së në Kosovë.

“Kosova e meriton të jetë në BE, NATO dhe në çdo organizatë tjetër në të cilën mund te jetë çdo shtet i pavarur. E gjithë bota sot në gjithë këtë trazirë duhet ta shohë Kosovën si vend të demokracisë, i përkushtuar të përmirësohet e të rritet dhe të jetojë në paqe me fqinjët. Të jeni të sigurt se Amerika do të vazhdojë ta përkrah shtetin e Kosovës dhe secili amerikan do të veprojë kështu”, ka thënë Clinton.

Më pas, Clinton në takim është pritur nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Haradinaj tha se falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit të ish- presidentit, qytetarët jetuan të drejtën për liri dhe demokraci.

“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur” është shprehur kryeministri.
Më 23 mars 1999, SHBA-të morën vendimin për bombardimin e Serbisë, me qëllim të parandalimit të spastrimit etnik.
Derisa në mbrëmjes e 24 marsit, u realizuan bombardimet e para për t’u ndaluar më pas me 11 qershor.

Top Channel