Wake Up/ Eksperimenti social testoi shqiptarët se sa të dashur janë me të panjohurit

06/06/2019 13:15

Dy studentë psikologjie, Abdelazim Elwaei dhe Roi Vogli kanë zhvilluar një eksperiment social për të kuptuar se sa empatikë janë shqiptarët me të panjohurit në rrugë.

E gjithë kjo ka nisur si një temë për t’u prezantuar në universitet dhe më pas Abdelazimi (ideatori i saj) ka vendosur që ta shoqërojë edhe me një video në menyrë që ta publikojë edhe në kanalin e tij në Youtube.

Qëllimi ishte që të testohej empatia tek kalimtarët, duke dalë më një pankartë ku shkruhej: “ndihem i vetmuar, më përqafo për të fituar 1 mijë lekë”. Djemtë donin që të shikonin nëse njerëzit do t’i përqafonin sepse kishin dëshirë apo për të fituar 1 mijë lekëshin (e vjetër).

Top Channel