Panair me produktet e Tiranës

05/06/2019 20:01

Të gjitha produket e prodhuara në zonat periferike të Tiranës janë ekspozuar në panairin bujqësor “Shijo produktet lokale të Tiranës” në sheshin “Skënderbej”.

“Nuk ka treg më të madh se sa Tirana! Një nga arsyet pse e kemi sjellë sot në zemër të qytetit tregun agro-ushqimor është që të kuptojmë se duke mbajtur lekun në ekonomi, rritet ekonomia. Para një jave dolën shifrat e INSTAT-it, që konfirmojnë Bankën Botërore dhe FMN, se Shqipëria po rritet ekonomikisht 4.5-5%. Ama, lajm akoma më i mirë ishte se Qarku i Tiranës po rritet me 8.5%, kurse lajmi i mirë fare është se Bashkia e Tiranës rritet me mbi 10%. Nuk ka asnjë dyshim se Bashkia e Tiranës është motori i ekonomisë, por nëse është motori i ekonomisë për të gjitha fushat, nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë motori edhe i ekonomisë bujqësore dhe fermave”, tha Veliaj.

Veliaj premtoi se ndryshe nga vite me pare tanime fermeret do ti tregtojne produktet e tyre ne tregje me standarte duke thyer edhe monopolin e tregut te shumices ne Kashar. Ne Farke dhe ne Lunder do te hapet nje treg agroushqimor shumice ne menyre qe te mos paguajne taksa te larta tek tregu ne privat.

Ndërkohë, gjatë paradites kryetari i bashkisë u takua me banorët në njësinë numër 3, ku inspektoi edhe punimet e kryera në Lumin Lanë.

Top Channel