Wake Up/ 180 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Korçë. Nis verifikimi për dëmshpërblim

03/06/2019 11:43

Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në 1 qershor, zona juglindore e Shqipërisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës rihter, ku epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë.

Pas lëkundjes së parë të fuqishme, lëkundjet tektonike kanë vazhduar përgjatë ditës së diel duke çuar në plot 72 goditje sizmike të fuqive të ndryshme që kanë goditur këtë zonë të vendit. Në fakt ky tërmet nuk ka kaluar pa dëme.

“Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafë Zezë. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti”, raportoi për “Wake Up” gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule.

Top Channel