Dren Abazi ka qenë një ndër të ftuarit special të ditës së sotme në programin e së dielës ‘E Diell’, në ekranin e ‘Top Channel’. Këngëtari ka rrëfyer pranë publikut detaje nga karriera e tij, por dhe jeta private.

I pyetur se si ka mundësi që është ende ‘single’, kur sillet shumë mirë me femrat, Abazi është përgjigjur: “Ti nuk i di të gjitha”. Pak sekonda me tej ai ka pohuar se është beqar dhe shumë mirë për këtë fakt. Përpos këtij momenti, Dreni nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse është ndjerë ndonjëherë i refuzuar nga femrat.

“Pse jo, më kanë lënë”,- është përgjigjur këngëtari kosovar, duke lënë kështu të kuptohet se kjo gjë i ka ndodhur pavarësisht pamjes së tij mjaft tërheqëse.

Kujtojmë se Dreni zgjedh të jetë pranë publikut me projekt muzikore vetëm atëherë kur këngëtari e konsideron se një material duhet të dale, duke u përpjekur për mos të qenë i përsëritshëm, siç ka pohuar dhe më parë vetë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA