“Goga Basket” bën historinë në basketbollin e meshkujve, teksa fiton titullin e parë kampion të vendit. Këtë e bën pikërisht në pjesëmarrjen e saj të parë në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Lazimi fitoi në ndeshjen e pestë të finaleve kundër skuadrës së Teutës, me rezultati 81-60, duke e mbyllur serinë e sfidave me të me rezultatin 3-2.

Sfida e pestë dhe vendimtare për çështjen e titullit u zhvillua në ambientet e “Akademisë Goga”, ku edhe kjo skuadër ngriti trofeun e kampionatit. Në këtë sfidë, “Goga Basket” tregoi të gjithë superioritetin e saj të shfaqur edhe gjatë të gjithë sezonit, duke e merituar fitoren e titullit kampion.

Në serinë e finaleve me Teutën u respektua faktori fushë dhe “Goga Basket” arriti të fitojë titullin pikërisht përballë tifozëve të saj. Për skuadrën durrsake mbetet keqardhja, pasi për të dytin vit radhazi sheh të humbasë titullin e kampionit të vendit në ndeshjen e pestë të finaleve.

Megjithatë, ky sezon mund të konsiderohet pozitiv për Teutën, pasi e mbyll atë me dy trofe: Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Top Channel