Pas kandidaturës për kryetar bashkie, Erion Isai konfirmon shpënguljen në Ersekë: Nesër fillon jeta e re!

15/05/2019 17:23

Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë’ me Bieta Sulon, për të folur rreth vendimit të tij për të kandiduar për kryetar në bashkinë e Kolonjës.

Ai tregoi se e sheh të gjithë këtë si një mundësi të mirë për të kontribuar për Kolonjën, vendin ku lindi dhe kaloi 15 vite të jetës.

Nga ana tjetër, aktori zbuloi se do të shpërngulet atje bashkë me familjen, duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij.

“Dhe ne nesër shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, theksoi ai.

Top Channel