I ftuar në “Top Talk” këtë të mërkurë ka qenë i ftuar kreu i PDK, Nard Ndoka, i cili gjatë fjalës së tij nënvizoi se djegia e mandateve nxjerr nga sistemi edhe kryeministrin Rama, që sipas tij nuk po e pranon këtë realitet.

Në studion e Top Talk, kreu i PDK, Nard Ndoka u shpreh se zgjidhja e ngërçit politik i takon klasës politike shqiptare, por sipas tij kjo situatë është bllokuar nga kryeministri Rama.

“Zgjidhja i përket klasës politike shqiptare. Kryeministri është personi që e ka bllokuar procesin e integrimit, është personi që ka shtuar tensionin politik. Personi që po mban të bllokuar edhe zgjedhjen e kësaj krize. Opozita nuk ka asnjë zgjedhje tjetër, vetëm të protestojë. Për fat të mirë kemi edhe mbështetjen qytetare”, u shpreh Nard Ndoka.

Më tej ai thekson se Rama e ka humbur lidhjen me realitetin, e se me djegien e mandateve nuk është opozita që ka dalë nga sistemi, por kryeministri ai që ka rënë nga sistemi.

“Ne e kishim paralajmëruar djegien e mandateve, por nuk ka patuar asnjë reflektim nga ana e kryeministrit. Është një kryeministër që e ka humb realitetin, për faktin që në momentin që ai u ndodh para faktit për djegien e mandateve. Në momentin që opozita dogji mandatet, sistemi u shemb. Në këtë moment ai duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme për t’u testuar”, tha Nard Ndoka.

Top Channel