Në një kohë kur vazhdojnë të shfaqen në horizont opsione të ndryshme për të ardhmen e kupave evropiane të futbollit për klube, e tashmja tregon se Champions League është një çështje ekskluzivisht për të pasurit.

Numrat tregojnë se në sezonet e fundit dominimi i skuadrave nga 5 ligat kryesore kontinentale është asfaltues për cilindo që guxon të trazojë hierarkinë.

Një studim i KPMG tregon se ekipet nga Anglia, Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca e kanë zeruar pjesëmarrjen e kombeve të tjera në fazat kulmore të turneut elitar. Në 5 sezonet e fundit, asnjë përfaqësues jashtë 5 ligave më të mëdha nuk ka arritur gjysmëfinalet. Numrat tregojnë se edhe në çerekfinale janë vetëm 5% e skuadra jashtë 5 forcave kryesore.

Përjashtimi i bujshëm i këtij viti ishte Ajaksi që bëri surprizën në Ligën e Kampioneve dhe u ndal vetëm një hap larg finales së madhe. Europa League ka një ecuri disi të ndryshme në fazat kulmore, por sërish mbetet nën pushtetin e shteteve me futbollin më të zhvilluar.

Kupa më e vogël kontinentale dhe Champions, për herë të parë në historinë e tyre do të kenë në një edicion të vetëm, 4 ekipe angleze në finale.

Top Channel