Rreziku nga Dimetridazoli. Veterinerët: Është hequr nga lista e shërbimit, dëm për njeriun dhe kafshët

04/05/2019 19:46

Dimetridazol, një ilaç i rrezikshëm të cilin Europa e ka hequr nga lista e medikamenteve veterinare që në vitin 1995. Në Shqipëri shitet helm kafshësh që është jashtëzakonisht i rrezikshëm, siç është dimetridazoli.

Por a ka medikament alternativ për të kuruar shpendin nga histomanosa?

Sipas mjekëve dimetridazoli ose i thënë ndryshe ilaci për merxhane është aq i rrezikshëm për njerëzit sa mund të shkaktojë mal formime tek fetusi.

“ Një medikament që e ka emrin dimetridazol është përdor dikur afërsisht para 5 vitesh. Është hequr nga lista e shërbimit veterinar qendror. Ky përdoret për mjekimin e shpendit të fushës për histomonas, ose sic i thotë populli kokëzeza. Janë disa preparate që ul mortalitetin tek shpendi. Ky medikament u hoq nga lista e PMV-ve sepse në bazë të studimeve është një ilaç që lë mbetje kimike të gjatë tek mishi i shpendëve që më pas kalon tek konsumatori, ku na dëmton dhe ne” – tha veterineri Fadil Gjata.

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të na garantojë ne ushqim të sigurt, por me sa duket këto dy institucione përballë dimetridazolit kontrabandë janë të dobët.

Top Channel