Bruno Genesio do të largohet nga Lyoni në fund të sezonit dhe skuadra franceze mbetet në kërkim të një emri të rëndësishëm për t’i besuar drejtimin e ekipit.

Së fundi ideja që po intrigon presidentin e Lyonit, është ajo e Arsene Wenger, i cili është pa punë prej verës së kaluar, kur u largua nga Arsenali.

Lyoni po kërkon të rikthehet në nivele të larta dhe të garojë me Paris Saint Germain në luftën për titull, ndaj po kërkon një teknik me emër, që të mund të marrë këtë mision.

Top Channel