Atletico Madrid po kërkon në Itali pasuesin e Diego Godin dhe ka vënë në shënjestër mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas.

Ky i fundit luan prej 3 sezonesh në nivele të larta dhe pa kualifikimin në Champions, vështirë se do të pranonte të vijonte qëndrimin në Romë.

Klubi spanjoll është gati të paguajë 36 milionë euro për kartonin e grekut,që shihet si njeriu ideal për t’u rreshtuar krah Gimenezit në mbrojtje.

Top Channel