Angelina ka marrë zyrtarisht mbiemrin e saj të vajzërisë, Jolie dhe nuk ka më atë të ish-bashkëshortit Brad Pitt. Ndërsa aktori, sipas “Hollywood Life”, do ta mendojë dy herë tashmë përpara se t’ia japë mbiemrin e tij një tjetër gruaje.

Eliminimi i mbiemrit të bashkëshortit nga të gjitha dokumentet është pjesë e të ashtuquajturit “Bifurcated Judgment”, procedurë ligjore në Kaliforni, që u mundëson çifteve që nuk duan më të kenë të bëjnë me ish-partnerin, të rikthehen beqarë përpara se të përfundojë tërësisht procesi i divorcit.

Angelina e Brad vendosën të firmosin “Bifurcated Judgment”, duke mos qenë më ligjërisht të martuar.

“The Blast” shkruan: “Dy aktorët duan të ecin përpara me jetën e tyre dhe nuk duan më të jenë të martuar. Ndërsa fëmijët e tyre, Maddox, 17, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 dhe binjakët 10-vjeçarë Vivienne e Knox do t’i kenë të dy mbiemrat Jolie-Pitt”.

Top Channel