Moderatorja amerikane në listën e 100 personave më me ndikim të revistës “Time”

17/04/2019 17:44

Gayle King është përfshirë në listën e 100 personave më me ndikim në botë për vitin 2019 nga revista “Time”.

64-vjeçarja, moderatore e CBS This Morning, u vlerësua muajin e kaluar për intervistën e saj me këngëtarin R.Kelly.

Në një nga momentet më kulmore të intervistës, R. Kelly shihet i ngritur në këmbë përballë saj, në një pozicion kërcënues, ndërsa vetë King qëndron e ulur, duke dëgjuar e qetë bashkëbiseduesin.

Ajo i bashkohet në këtë listë personazheve të tjerë të famshëm si futbollisti Mo Salah apo themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Top Channel