“Kontribut në vite” titullohej mbrëmja kushtuar kompozitorit korçar Josif Minga.

Një koncert me krijimtarinë më të bukur të autorit dhe përpunuesit me mjeshtëri të mbi 120 veprave muzikore gjatë karrierës 40-vjeçare, është sjellë në Teatrin e Korçës, ku nuk kanë munguar edhe emra të njohur të skenës.

Mjeshtri i Madh e nisi karrierën në moshën 19-vjeçare duke u bërë pjesë e festivaleve të këngës dhe në mbrëmjen kushtuar atij, Minga dirigjoi orkestrën teksa artistët performonin këngët e tij.

Krijimet e suskesshme ndër vite me interpretimin mjeshtëror të këngëtarëve ofruan një spektakël për të pranishmit.

Top Channel