“Agjërimi”, regjim ushqimor me benefite të mëdha për shëndetin

11/04/2019 10:57

Fasting ose agjërimi me ndërprerje, është një regjim që ndërmerret për një periudhë afatgjatë.

Partizanët e tij e shohin madje si një mënyrë jetese. Ne mund ta praktikojmë nga 12 orë, ose 16 orë pa ngrënë dhe të kufizojmë ushqimin në një orar të caktuar pa kufizuar kaloritë e nevojshme.

Kjo mënyrë jetese të jep energji, redukton risqet për sëmundje dhe kontribuon në humbje të peshës në mënyrë të qëndrueshme.

Blogerja Dorina Mojallia e praktikon prej kohësh këtë regjim dhe në një intervistë për “Në shtëpinë tonë” ndan eksperiencën e saj.

Top Channel