Një i ri ka lënë në vendin e ngjarjes certifikatën e tij të lindjes dhe një telefon plot me selfie, gjatë përpjekjes së dështuar për të vjedhur një makinë.

Kian Talty, 19 vjeç u kap nga policia pasi kishte lënë në skenën e krimit një qese që përmbante telefonin dhe certifikatën e lindjes, si dhe dokumentet tatimore dhe një fletëparaqitje gjyqësore.

I riu njihet si person me precedent penale, pasi ka qenë i akuzuar edhe herë të tjera për vjedhje makinash.

Top Channel