Gerard Deulofeu ka shpërthyer në këtë sezon të Premier League teksa deri tani ka arritur të realizojë 9 gola mes kampionatit dhe FA Cup ndërsa numëron edhe 5 asiste.

Për sulmuesin spanjoll po flitet edhe për një intersim të Barcelonës që pasi e shiti te Ëatfordi për 13 milionë euro kërkon ta rikthejë në La Liga. Por vetë Deulofeu po shijon momentin dhe as që e mendon një rikthim të mundshëm te Barça. Në një intervistë ai deklaroi:

“ E ardhmja ime? Barcelona përfaqëson një etapë të së shkuarës, jam kthyer në dy raste dhe nuk arrita të lë shenjë. Për mua Barça është një kapitull i mbyllur nuk dua të jetoj më me të shkuarën. Po jetoj të tashmen dhe mendoj një të ardhme të ndritur diku tjetër”. Fjalë këto që mund të shërbejnë edhe si një asist për Milanin që do të përpiqet ta rikthejë në Milano spanjollin gjatë kësaj vere.

Top Channel