Fiorentina ka konfirmuar Stefano Piolin në pankinën e skuadrës deri në fund të sezonit, ndërsa ka nisur menjëherë kërkimet për një tjetër teknik, që t’i drejtojë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Në listën e drejtuesve është edhe emri i një turku, si Erol Bulut, që drejton prej kohësh Yeni Malatyasporin dhe po bën mjaft mirë në kampionatin turk.

Nëse vjen Bulut, do të bëhet trajneri i dytë turk që drejton Fiorentinën, pas Fatih Terim që drejtoi klubin vjollcë para disa vitesh.

Top Channel