6 mënyra për të përgatitur çajin ndryshe

02/04/2019 17:39

Për të gjithë ju që konsumoni çaj, më poshtë iu sjellim 6 mënyra se si ta përgatisni atë në mënyra të ndryshme.

Lexoni recetat e mëposhtme.

1. Çaj Kokosi

Përbërësit

400g qumësht kokosi
400ml ujë
2 lugë sheqer
2 bustina çaji
1 shkop kanellë
2 shotsa rum

Përgatitja

Shtojmë qumështin e kokosit, ujin dhe sheqerin në një tenxhere. E përziejmë dhe presim derisa të valojë.
Ulim temperaturën dhe shtojmë bustinat e çajit dhe shkopin e kanellës.
E lëmë të ziej për 5 minuta.
Shtojmë 2 shotsa me rum dhe i ziejmë për 2-3 minuta të tjera.

2. Çaj Molle

Përbërësit

3 mollë mesatare të qëruara
1 shkop kanellë
2 lugë sheqer

Përgatitja

Hedhim lëkurën e mollëve në një tenxhere me ujë të valuar.
Shtojme shkopin me kanellë dhe sheqerin.
Pasi kanë zier për rreth 10minuta, kullojmë nga çaji lëkurën e mollëve dhe më pas është gati.

3. Çaj Matcha

Përbërësit

1 ½ lugë pluhur Matcha
1 lugë uji të valuar
½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës
240 ml qumësht

Përgatitja

Hedhim pluhurin Matcha në një gotë të madhe dhe shtojmë në të ujin e valuar dhe një lugë nectar agavi.
I përziejmë derisa të marrin një masë të njëtrajtshme.
Shtojmë qumështin dhe pak pluhur Matcha si dekor.

4. Çaj Hibiskus

Përbërësit

2 lugë çaj hibiskus
60 ml ujë të nxehtë
180 ml qumësht
½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës

Përgatitja

Hidhni çajin në ujë të nxehtë për 5 minuta.
Shtojmë qumështin dhe ½ lugë nektar agavi sipas dëshirës.

5. Çaj limoni me xhenxhefil ( ginger) dhe ( barishte mate)

Përbërësit

65g barishte mate
55g lëkurë limoni
1 lugë xhenxhefil

Përgatitja

Bashkojmë barishten mate me lëkurën e limonit dhe xhenxhefilin. I vendosim në një enë hermetike për një muaj.
Për përdorim, marrim 1-2 lugë çaj dhe I përziejmë së bashku me 240 ml ujë të nxehtë për rreth 5 minuta.
Mund të shërbehet e ngrohtë ose e ftohtë sipas dëshirës.

6. Çaj i ftohtë Tajlandez

Përbërësit:

Caj Tajlandez: 1l ujë, 25g gjethe çaji tajlandez
Shurup i thjeshtë: 400g sheqer, 360 ml ujë

Përgatitja

Në një enë të madhe, në një temperaturë të lartë, përziejmë ujin me gjethet e çajit Tajlandez. E lëmë të valojnë, më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës.

Përgatisim shurupin në një enë ku përziejmë sheqerin dhe ujin. E përziejmë vazhdimisht derisa sheqeri të jetë tretur mirë.
Masa e përftuar mund të shërbehet e ftohtë ose e ngrohtë sipas dëshirës.

Top Channel