Një adoleshente 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të premteje, teksa udhëtonte në një automjet të drejtuar nga një tjetër bashkëmoshatar.

Drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari R.Dh. ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës, në një ngjarje të regjistruar rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë.

Viktima është shtetësja A.D., banuese në Borsh dhe pasagjerë në mjetin Audi, shoferi i të cilit është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës për procedurat e mëtejshme.

Një grup hetimor u ngrit për të mësuar shkakun e aksidentit me pasojë vdekjen.

Top Channel