Një protestë e papritur është organizuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku protestues të PD kanë bllokuar rrugën për të ndaluar kalimin e kryeministrit Rama në drejtim të Pukës.

Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.

Protesta vjen një ditë pasi PD deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitës para parlamentit.

Top Channel