Xhaçka niset për Bruksel për Ministerialin e Mbrojtjes

13/02/2019 10:35

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka niset për në Bruksel për të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes.

Ministeriali do të zhvillohet në datat 13 dhe 14 Shkurt dhe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë se çfarë hapash do të kërkohen për të mbrojtur Europën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë.

Traktati ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash. Njëherësh ky traktat përbën themelin e arkitekturës së sigurisë të Europës pas firmosjes 32 vjet më parë.

Top Channel