Foto ilustruese

Një aksident rrugor me një viktimë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, kur një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar për vdekje një kalimtar 35 vjeç, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë vënë në kërkim të drejtuesit e njëkohësisht edhe identifikimin e mjetit.

Top Channel