Tiranë, shtrohet rruga “Egnantia”

11/01/2019 19:47

Edhe pse temperaturat kanë shënuar nën zero, kjo nuk ka penguar punën në kantierin e radhës, që është ai në rrugën “Egnatia”, në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë.

Punonjësit e bashkisë kanë vijuar punën për shtrimin e rrugës kryesore, duke i dhënë fund kështu një problemi që shoqëronte çdo vit banorët e kësaj lagje.

Gjithashtu, krahas rrugës kryesore, punimet kanë vijuar edhe me shtrimin e rrugicave mes shtëpive apo pallateve, si edhe me krijimin e trotuareve duke bërë të mundur që çdo banor i kësaj zone të mund të lëvizë pa probleme.

Top Channel