Përfaqësues të Bashkimit Evropian, përmes një letre i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pezullimin e përkohshëm të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Qeveria ende nuk ka komentuar letrën, e cila mund të jetë temë diskutimesh në takimin e së hënës në Bruksel me Bashkimin Evropian lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Por deri më tani duket se Kosova ka vendosur të mos tërhiqet nga vendosja tarifa 100% ndaj mallrave serbe.

Top Channel