Foto ilustruese

Një 63-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “monedhë e garantuar”, i akuzuar tashmë për “falsifikim të monedhave”, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas një hetimi disamujor dhe procedimit penal të regjistruar gjatë këtij viti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, policia i gjeti shtetasit 63-vjeçar, L.R., 46 kartëmonedha me prerje 100-she në euro, që për shkak se dyshoheshin të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Emrat e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve, për kapjen e të cilëve policia vijon ende punën.

Top Channel