Klevis Balliu, një nga deputetët më aktivë të Partisë Demokratike në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit, i kërkoi falje publike banorëve që po protestojnë sot për faktin që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike nuk u legalizuan banesat e tyre.

“Janë rreth 500 000 legalizime që duheshin bërë dhe i kërkojmë falje banorëve, por ne nuk shembëm asnjë shtëpi”, tha Balliu i ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Deputeti demokrat shtoi se projekti i Unazës së Re “është një projekt i korruptuar që po i shkatërron shtëpitë banorëve”.

Gjithashtu, Balliu tregoi se cila është arritja e protestës së banorëve që ka hyrë në ditën e 27 të saj:

“Shembje nuk ka deri tani dhe qëndresa e banorëve e ka bërë këtë gjë sepse në fillim atyre u tha që keni 10 ditë kohë për të liruar banesat”.

Top Channel