Dita e 14 e protestës së banorëve të Astirit

17/11/2018 18:40

Banorët e Unazës së Re protestuan sërish sot për projektin që do të çojë në prishjen e banesave të tyre.

Ata bllokuan të dyja akset e rrugës kryesore. Banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën reale të tregut dhe jo sipas legjislacionit në fuqi.

Ata kanë paralajmëruar vijimësi dhe përshkallëzim të protestave, derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

Ata kanë lajmëruar që edhe nesër do të protestojnë, duke nisur nga ora 11:00.

Top Channel