Plot 18 familje të lagjes “Cogës”, në fshatin Shushicë të Elbasanit, rrezikohen nga ujërat e lumit Shkumbin, i cili tashmë nuk rrezikon vetëm tokat bujqësore, por edhe banesat.

Prej shumë vitesh, prerjet e pyjeve dhe gërryerjet e shtratit të lumit kanë çuar në devijimin e këtij të fundit, drejt zonave të banuara.

Banorët kërkojnë një ndërhyrje emergjente, e më pas ndërtimin e pritave, që do të bënin të mundur shpëtimin e kësaj zone.

Aktualisht në këtë zonë, në Shushicë të Elbasanit, rrezikohen 300 hektarë tokë bujqësore dhe banorët u tremben shirave që pritet të vijnë.

Po ashtu, edhe rruga e fshatit rrezikon të përmbytet nga ujërat e lumit Shkumbin. Pritet një reagim i Bordit të Kullimit, në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në këtë zonë.

Top Channel