Specialistët e Antidrogës po vijojnë veprimet në laboratorin e heroinës, që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit.

Ndonëse Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një version zyrtar, por vetëm iu bëri apel medieve të maten në raportime për të mos cënuar operacionin, mësohet se sasia e heroinës që është gjetur i kalon 100 kilogramët.

Në mjediset e përshtatura për përpunimin e drogës janë gjetur edhe përzierës të tjerë. Sipas burimeve, në pranga deri më tani janë vënë 5 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

  Zbulohet laborator për prodhimin e heroinës në Has

Laboratori i heroinës dyshohet se i përket një rrjeti të gjerë të trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta. Në lokalizimin dhe goditjen e këtij rrjeti është bashkëpunuar edhe me agjenci të huaja.

Ndërkohë që droga, që mendohet se vinte në Shqipëri nga Afganistani, pasi përpunohej dyshohet se trafikohej në vendet e Bashkimit Europian përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Dosja për këtë rast pritet t’i kalojë Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërkohë që sipas burimeve po bashkëpunohet edhe me policitë e disa vendeve të huaja, ku dyshohet se ndodhen disa nga personat e përfshirë në trafikun e drogës vdekjeprurëse.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA