Pse nuk dalin shqiptarët në protestë? Klajda Gjosha e jep përgjigjjen në “Top Talk”

02/10/2018 17:17

Klajda Gjosha, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, tregoi në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja arsyen pse shqiptarët nuk dalin në protesta.

Deputetja e LSI-së shpjegoi: “Në mentalitetin e këtij populli është durimi. Duhet një opozitë konkrete, e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë. Kemi shumë për të përmirësuar dhe duhej nisur nga platforma në fakt. Me njerëzit nuk mund të diskutosh vetëm çështje politike, por edhe platformën”.

“Nuk mund të mendohet që opozita të dalë në shesh, të qëndrojë aty dhe të rrëzohet Edi Rama. Njerëzit duhet të binden përse duhet të dalin në shesh. Nuk dalin në shesh për Monika Kryemadhin apo Lulzim Bashën, por për veten e tyre dhe realitetin e hidhur”, theksoi Gjosha.

Top Channel