Protesta për shkollën e fshatit, pasi hynë me forcë në godinë, prindërit bllokuan rrugën

25/09/2018 19:54

Kjo është java e dytë që 200 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Menglit në Elbasan së bashku me prindërit e tyre, jo vetëm kanë bojkotuar procesin mësimor, por edhe protestojnë për hapjen e shkollës e cila është dëmtuar një vit më parë nga një tërmet dhe Bashkia e Elbasanit pretendon se godina është e papërshtatshme dhe rrezikon jetën e fëmijëve.

Një ditë pasi hynë me forcë në shkollë, të martën banorët e Menglit e përshkallëzuan protestën duke bllokuar aksin nacional Elbasan -Librazhd, protestë e cila më pas është shpërndarë nga policia pasi ishte e paligjshme.

Bashkia nuk ndryshon qëndrim duke njoftuar se shkolla nuk do të hapet për sa kohë ka rrezik dhe se mesimi në këto klasa do te rikthehet vetëm pas rikonstuksionit.

Protesta mbështetet nga partia demokratike ndaj Bashkia e Elbasanit kërkoi të mos politizohet çështje dhe të mos përdoren nxënësit për synime të tjera politike.

Top Channel