Fernando Alonso ka deklaruar se do ta zbulojë të ardhmen e tij në Formula 1 pas verës.

Kohët e fundit ka pasur zëra se piloti spanjoll mund të kthehet te Ferrari, por vetë ai tha për AS se të gjithë flasin, por ai nuk do t’i përgjigjet gjithçkaje që dëgjon.

“Më kanë mbetur 10 gara me McLaren. Do të përfundoj sezonin me makinën që kam, kjo është e sigurtë. Përsa i përket vitit të ardhshëm, pasi të kalojë vera do të mësoni më shumë”, u shpreh dy herë kampioni i botës në F1.

Fernando Alonso renditet në vendin e tetë në klasifikimin e pilotëve, me 40 pikë.

Top Channel