Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë mëngjesit të së dielës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Sipas të dhënave, mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në një automjet të parkuar pranë një banese në lagjen Çole, në afërsi të stacionit të trenit. Automjeti ku ishte vendosur eksplozivi i llojit dinamit është në pronësi të shtetasit Agim Ismailaj. Për fat të mirë, nga shpërthmi është dëmtuar pjesërisht vetëm makina.

Rreth 30 minuta para se të ndodhte shpërthimi mësohet se 30-vjeçari Agim Ismailaj dhe familjarët e tij kishin dalë nga mjeti dhe kishin hyrë në banesë. Policia dyshon se sasia e eksplozivit është vendosur për drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë, nuk bëhet e ditur nëse 30-vjeçari ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm që mund të lidhet me sulmin me eksploziv. Policia ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel