Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë.

Dy zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i automjetit shpëtoi pa lëndime.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.

Top Channel