I vë zjarrin tokave, po merr flakë ura. Lë dy fshatra pa komunikim

23/06/2018 08:58

Një 47-vjeçar ka lënë pa urë fshatrat Belinë dhe Kallm. Mentor Hatia ka qenë duke djegur mbeturina në tokën e tij, por për fat të keq flakët kanë përfshirë dhe urën mbi lumin Seman.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me pasarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm”, njofton policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel