Lajmet kryesore të ditës, 21/06/2018 – Ora 16:00

21/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

FLECKENSTEIN: MERKEL DO THOTË “PO”
Knut Fleckenstein, thotë se Gjermania do i thotë po hapjes së negociatave me Be por skeptike është Franca që mendon se unioni duhet të reformohet, e më tej të mendojë për zgjerimin.

QEVERIA MIRATON KONCESIONIN E POMPAVE TË NAFTËS
Qeveria ka miratuar koncesionin e kontrollit të pompave të karburanteve, një shërbim që kryhet deri më sot nga shteti. Pompat kolaudohen cdo 6 muaj dhe kompania fituese e tenderit në 20 vjet gjeneron 50 milion euro.

ZOTËRUESIT E MJETEVE TË LUNDRIMIT NË PROTESTË
Mbi 30 pronarë mjetesh lundruese protestuan për vonesat ne dhenien e lejeve te lundrimit me pretendimin se u ka prishur punë gjatë sezonit të saponisur.

EDHE TURQIA VË TARIFA NDAJ SHBA-SË
Turqia gjithashtu do të vendosë tarifa kundër produkteve amerikane si qymyri, whiskey, duhani etj ndërkohë që të premten aplikohen edhe tarifat e vendeve europiane.

DANIMARKA NDAHET ME 1 PIKË ME AUSTRALINË
Përfundoi me barazim 1 -1 ndeshja mes Danimarkës dhe Australisë me gola të shënuar nga Eriksen në minutën e 7 dhe Jedinak në të 39.

Top Channel