Gjykata e Kukësit ka liruar nga burgu edhe tre protestuesit e fundit të tubimit të dhunshëm në datë 31 mars 2018.

Fillimisht u arrestuan 23 persona, disa u liruan nga Shkalla e Parë në Tiranë, disa nga Apeli në Shkodër dhe së fundmi Gjykata e Kukësit ku u rikthye cështja ka liruar 3 të fundit.

Pak ditë më parë u lirua për arsye shëndetësore Florin Onuzi, ndërsa këtë të martë u lirua Xhevahir Gashi. Gjykata është shprehur se nesër u mbaron afati i paraburgimit edhe 39-vjeçarit Elton Cengu dhe Vasil Laçit 31 vjeç.

Gjykatës së Kukësit, pas hetimeve që janë kryer ndaj 23 të hetuarve ka vendosur në kohë të ndryshme disa të gjobiten, një tjerë të jenë në shërbim prove pas lirimit nga burgu dhe shuarjes në këtë mënyrë të të gjitha masave të sigurisë.

Rreth dy muaj e gjysmë nga protesta e dhunshme në 31 mars, nga nesër nuk do të ketë asnjë të ndaluar, pasi të gjithë protestuesit janë liruar nga gjykata, ndërsa në shtator pritet që të futet në fuqi tarifa për të kaluar në Rrugën e Kombit me shumë lehtësi për banorët e Kukësit nga hera e parë që ishte planifikuar 5 euro për kalim.

Top Channel