Është përfundimtare dhe zyrtare. Athina dhe Shkupi arrijnë më në fund paktin për emrin dhe bien dakord që zgjidhja të jetë: Republika e Maqedonisë së Veriut.

Dy kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev i janë drejtuar kombit me nga një mesazh.

“Arritëm një marrëveshje historike me Greqinë. Kjo është një ditë e mirë për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë”, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Ndërsa kryeministri grek Alexis Tsipras tha: “Arritëm marrëveshjen me Zoran Zaev. Fqinjët tanë do të njihen nga 140 shtete si Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministrat e Jashtëm të vendeve respektive në fundjavë.

Top Channel