Në botën imagjinare të “Jurassic”, dy heronjtë tanë, Owen dhe Claire kanë një mision të vështirë: të përpiqen që të shpëtojnë dinosaurët nga zhdukja kur në qytet shpërthen papritur një vullkan.

Në “Jurassic World: Fallen Kingdom” shtrohet vetëm një pyetje: Ku kanë shkuar dinosaurët? Në ishullin Nubar një vullkan shpërthen papritur duke e rrezikuar atë. Owen dhe Claire, aktivistë në mbrojtje të të drejtave të dinosaurëve, vijnë në qytet me misionin për të shpëtuar këto gjallesa.

Si ish-menaxherë parku, ata punësohen nga një pasanik, i cili ka një plan për këta dinosaurë.

Kritikët shkruajnë se filmi i pestë “Jurassic” tenton të jetë më shumë sesa thjesht një udhëtim imagjinar, si seritë e mëparshme.

Top Channel