Nico Rosberg vijon të mbetet imazh i Mercedesit, edhe pse është tërhequr nga garat e Formulës 1, pas titullit kampion të fituar dy sezone më parë.

Megjithatë, përpara madhështisë së një Ferrari, gjermani nuk ka mundur të rezistojë.

Ish-kampioni i botës në Formulën 1 ka publikuar një foto në rrjetin social, ku shfaqet makina e tij më e re. Një “LaFerrari” e prodhuar në Maranello mes viteve 2013-2016.

Por, ajo që “trondit” më shumë ish-skuderinë e tij është pikërisht mesazhi shoqërues.

“A është ky, hibridi më i bukur i botës?”, pyet Nico ndjekësit e tij.

Në fakt, nga ajo që shihet në foto është vështirë të mos tundohesh nga një supermakinë, jo vetëm tërheqëse nga pamja, por edhe me një vlerë mbi një milion e gjysmë eurosh.

Top Channel