Rryshfet për regjistrim makinash, arrestohen zyrtarët e DPSHTRR Korçë

26/04/2018 10:48

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, për korrupsion.

Në sajë të operacionit “Kodifikimi” janë vënë në pranga Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo, 64 vjeç, të dy banues në Korçë, me detyrë kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Korçës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA