Shtetet që pranojnë emigrantë me viza të ligjshme kanë një listë me profesionet më të kërkuara, “skilled workers”, që të plotësohen nevojat e vendit pritës.

Zelanda e Re ka shtuar në këtë listë edhe “Punëtorë Seksi ose Eskortë”, në faqen zyrtare të emigrimit.

Në vitin 2003, Zelanada e Re miratoi një ligj që e dekriminalizon prostitucionin, një vendim që u mirëprit në shumicën e vendit ku prostitucioni zhvillohej fshehurazi.

Por pavarësisht ligjit, numri i punonjësve të seksit nuk është rritur sipas nevojave të vendit, ndaj kërkesa mbetet e lartë.

Ata që aplikojnë duhet të kenë të paktën tre vite përvojë pune në industri si dhe arsim të mesëm.

Top Channel