Celulari në timon, në Tiranë vendosen 111 gjoba për një ditë

13/04/2018 11:42

Policia e Tiranës vetëm në 24 orët e fundit ka proceduar dhjetë drejtues mjetesh, gjashtë prej të cilëve kanë qenë pa patentë. Por ajo që bie në sy është se janë plot 111 gjoba për përdorimin e celularit në timon.

Më konkretisht, janë 25 patenta të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, 17 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 111 masa administrative për përdorim celulari, 67 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 9 masa administrative për shkelje të semaforit.

“Qytetarët kanë sinjalizuar Policinë Rrugore, duke e informuar se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në zonën e Kombinatit, një automjet po ecte në mënyrë të parregullt dhe bënte manovra tejet të rrezikshme, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Menjëherë pas sinjalizimit u organizuan shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët arritën të konstatojnë dhe ndalojnë në kohë drejtuesin e mjetit me iniciale T.K., 31 vjeç. Nga verifikimi me aparat Drager, ky shtetas rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 1,09 mg/l në testin e parë dhe 1,10 mg/l në testin e dytë. Në këto kushte u bë kapja në flagrancë dhe arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, thuhet në njofitmin e policisë.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore në zonën urbane dhe interurbane, deri në këto momente janë konstatuar dhe proceduar 6 shtetas të tjerë, të cilët drejtonin motomjete pa leje drejtimi.

 

Top Channel