I bie në kokë vetrata për shkak të erës së fortë, vdes 67-vjeçari

17/03/2018 15:20

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi një vetratë xhami ka rënë mbi të për shkak të erës së fortë, që në disa zona ka arritur deri në 102 km/h sipas Meteoalb-it.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës. Vetrata e xhamit ka rënë njga një pallat si pasojë e fuqisë së erës dhe fatkeqësisht 67-vjeçari ishte duke kaluar në rrugën poshtë saj.

Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel