Kapet gjysmë ton kokainë në Portin e Durrësit. Zbulohet rrjeti i trafikut që nis nga Kolumbia

28/02/2018 09:47

613 kg kokainë deklarohet se është gjetur brenda një kontenieri në portin e Durrësit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh që nis nga Kolumbia përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.

Drejtoria vendore e policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.

Top Channel